Adelina Ismajli "arratistet" me familjen në Francë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2020, 16:22
Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli, së bashku me bashkëshortin Vali dhe djalin e tyre Uliks janë nisur për pushime në Francë.

Pas zhvendosjes me familjen në Zvicër, Adelina është nisur drejt disa vendeve turistike në Francë duke përfituar kështu nga ditët e nxehta për të pushuar.

Ismajli ka ndarë disa momente në Instagram me djalin dhe bashkëshortin, teksa shihen të mbajnë maskë për t'u mbrojtur nga Covid-19.
