Tayna prishet edhe me Mozzik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2020, 17:58
Pak ditë më parë, qarkulloi me shpejtësi lajmi se, pas bashkëpunimit të suksesshëm, Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë prishur marrëdhënien e tyre si kolege por edhe si mikesha, kjo sipas privel.al

Shkak thuhej se ishte se nuk kanë treguar mbështetje ndaj njera-tjetrës kohët e fundit për projektet muzikore.
E sikur të mos mjaftonte kjo, Tayna ka prishur marrëdhënien edhe me Mozzik, edhe me këtë të fundit ka një bashkëpunim të suksesshëm muzikor.

Tayna nuk ndjek më Mozzik-un në Instagram, shenjë kjo në botën virtuale e cila tregon se dy njerëz nuk shkojnë mirë me njeri-tjetrin.