Vajza i shkon në festë me sqetulla të padepiluara, Madonna feston 62-vjetorin me të dashurin 26-vjeçar

Ajo njihet ndryshe si mbretëresha e pop-it, Madonna së fudmi ka festuar 62-vjetorin e lindjes.

Madonna ndau momentet nga festa në llogarinë e saj në rrjetin social më popullor në botë, Instagram. Pjesë e festës ishin edhe pesë fëmijët e këngëtares, madje dhe i dashuri saj 26-vjeçar.

Ajo çfarë ra më shumë në sy, ishte vajza e e Madonnës, Lourdes, jo për ndonjë detaj tjetër por për sqetullat e padepiluara.

Qimet e saj ne sqetulla shkonin deri tek fustani e duket se kjo nuk është një harresë por "modë" të cilën vajza e këngëtares praktikon.