Seksi dhe koronavirusi: Këshilla si të kryeni marrëdhënie me partnerin në mënyrë të sigurt
Për shkak të pandemisë së koronavirusit e gjithëbota është e detyruar të përshtatet me një mënyrë jetese të re dhe të respektojëmasat që janë marrë. Pandemia ka ndikuar edhe në marrëdhëniet seksuale mes dypersonave. Tani më shumë se kurrë, njerëzit duhet të bëjnë kujdes dhe tëshmangin sa më shumë kontaktin me njëri-tjetrin.
Gazeta “Terrence Higgins Trust”, ka botuar disa këshilla ku sugjerojnë që njerëzittë shmangin puthjet, të mbajnë maskë në fytyrë dhe të zgjedhin pozicione që nukjanë ballë për ballë gjatë seksit.
“Mundtë duket e vështirë, por njerëzit duhet të gjejnë një mënyrë për të balancuarnevojën për seks me rreziqet e përhapjes së COVID-19",shkruhet në këtë artikull.
Partneri më i mirë seksual gjatë pandemisë ështëvetvetja ose dikush me të cilin jetoni, thotë “Trust”.
Masturbimi, përdorimi i lodrave seksuale osepjesëmarrja në telefon ose seks në internet rekomandohen si opsionet më tësigurta.
Nuk do të thotë që seksi duhet lënë jashtë lojë, poridealisht duhet të jetë me njerëzit që jetoni.
Ende po përpiqemi të mbajmë distancë sociale nga njëri-tjetri,por është e pamundur që njerëzit të ndalojnë marrëdhëniet seksuale për një kohëtë papërcaktuar. Nëse po kryeni marrëdhënie me njerëz që nuk jetojnë me ju, ështëe rëndësishme të kufizoni numrin e partnerëve, shkruhet në këtë artikull.
Nëse po njiheni me dikë të ri, duhet ta pyesni nëseai ose dikush në familjen e tyre kanë pasur simptoma ose kanë rezultuarpozitivë.
Ae përhapet virusi përmes seksit?
Virusi mund të përhapet përmes pështymës, mukusitose frymës së atyre që janë të infektuar.
"Nësedo të prekni organet gjenitale të njëri-tjetrit ka të ngjarë që jupotencialisht të putheni në të njëjtën kohë dhe ne e dimë se virusi kalohetpërmes pështymës", tha Dr Alex George për Radio 1Newsbeat në Mars.
Dr Alex thotë se koronavirusit mund të transportohetnga goja juaj në duart tuaja, në organet gjenitale, në hundën ose gojën edikujt tjetër.
Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të mos puthni,të vendosni një maskë për fytyrën gjatë seksit dhe të zgjidhni pozicionet kunuk jeni ballë për ballë.
Studimet kanë zbuluar virusi është gjetur në spermëdhe kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni prezervativë për të minimizuarrrezikun.
Shkrimi thotë se është e rëndësishme të testoheni për infeksione seksualisht të transmetueshme para se të filloni të bëni seks përsëri. / Marrë nga BBC