Studim: Keqinformimi ndaj Covid-19 në 25 gjuhë të botës, po çon në vdekjen dhe lëndimin e njerëzve

Thashethemetdhe teoritë konsperative të Covid-19, kanë qarkulluar në 25 gjuhë të ndryshmenë të paktën 87 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe kjo përhapje edezinformatave ka çuar në vdekje dhe lëndime, sipas një studimi të ri.

Studimi,i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjenës të hënën,përfshinte analizimin e thashethemeve të lidhura me koronavirusin dhe teorive konspirativeqë ishin postuar në platformat e mediave sociale, gazetat në internet dhe faqete tjera të internetit midis 31 dhjetorit dhe 5 prillit.

Studiuesitnga institucione të ndryshme në Bangladesh, Australi, Tajlandë dhe Japoni,  kanë përcaktuar si "thashethem", çdoinformacion të pa verifikuar që mund të konstatohet se është i vërtetë.

Studiuesitkanë identifikuan 2.311 raporte që lidhen me dezinformimin e mundshëm Covid-19në 25 gjuhë nga 87 vende dhe nga ato raporte, 89% u klasifikuan si thashetheme;7.8% ishin teori konspirative; dhe 3.5% ishin stigma.

Studimipërfshiu disa shembuj: "Vezët eshpendëve janë të kontaminuara me koronavirus". "Pirja e zbardhuesit të rrobave mund të vrasë virusin". "Çdo sëmundje ka ardhur nga Kina"."Është një bio-armë e financuar ngafondacioni Bill & Melinda Gates për shitje të mëtejshme të vaksinave",ishte një teori konspirative.

Shumicae thashethemeve, stigmës dhe teorive konspirative u identifikuan nga India,Shtetet e Bashkuara, Kina, Spanja, Indonezia dhe Brazili, zbuluan studiuesit.

Analizatregoi se 24% e raporteve në përgjithësi kishin të bënin me sëmundjen e Covid-19,vdekjet dhe transmetimin e koronavirusit; 21% ishin të lidhura me përpjekjet ekontrollit; 19% ndaj trajtimit ose "shërimit"; 15% ndaj shkaktarit tësëmundjes dhe origjinës së virusit; 1% ndaj dhunës; dhe 20% konsideroheshin tëndryshme.

Njëkeqinformim i tillë mund të çojë në lëndime dhe vdekje, zbuluan studiuesit ngaky studim.

"Thashethemet mund tëmaskohen si strategji të besueshme të parandalimit të infeksionit dhe të kenëimplikime serioze. Për shembull, një mit popullor që konsumi i alkoolit shumëtë përqendruar mund të dezinfektojë trupin dhe të vrasë virusin po qarkullontenë pjesë të ndryshme të botës ”, kanë shkruar studiuesit.

"Pas këtij keqinformimi,rreth 800 njerëz kanë vdekur, ndërsa 5.876 janë shtruar në spital dhe 60 janëverbuar plotësisht pasi kanë pirë metanol si shpëtim ndaj koronavirusit."

Studimi kishte disa kufizime, duke përfshirë që të dhënat vinin nga platforma online në dispozicion të publikut - kështu që mund të ketë edhe më shumë dezinformata. /Marrë nga CNN