Capital T "lë pa frymë" ndjekësit, ndan me ta momentet gjatë stërvitjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2020, 11:39
Reperi i njohur, Capital T komentohet shumë për fizikun e tij. Ai shpesh herë ka publikuar në llogarinë e tij në "Instagram" momente nga stërvitja. Edhe gjatë karantinës atë e shihnim të ushtrohej çdo ditë në ambjentet e shtëpisë duke dhënë dhe një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e tij.
Së fundmireperi ka postuar një foto në "Instagram" teksa shihet duke bërë stërvitjenë shtëpinë e tij. I fokusuar në atë çfarë po bën dhe me trupin në super formëCapital na jep një mësim të mirë. Pra stërvitjen mund ta bëjmë në çdo moment dhevendin që ne duam, mjafton vullneti.
Menjëherë të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të tij, të cilët kanë mbetur "pa frymë" nga ajo çfarë po shohin.
