Studiuesit tregojnë se kjo maskë nuk ju mbron aspak nga Covid-19
Shkollat po rihapin, parqet e argëtimit po mirëpresin vizitorët dhe ngrënia në natyrë është zgjidhja e vetme. Por edhe pse jeta po kthehet në normalitet, pandemia e koronavirusit nuk ka ikur askund.
Kjo është arsyeja pse një grup studiuesish nëUniversitetin Duka krijuan një teknikë të thjeshtë për të analizuarefektivitetin e llojeve të ndryshme të maskave të cilat janë bërë një komponenti rëndësishëm në ndalimin e përhapjes së virusit.
Në studimin e publikur të premten, studiuesit me departamentin e fizikës të Dukës demonstruan se sa efikase janë maskat duke studiuar transmetimin e pikave të frymëmarrjes gjatë të folurit.
Ekspertët e shëndetit publik kanë shpenzuar muaj tëtërë duke theksuar se maskat janë një nga mjetet më efektive për të ndihmuar nëluftimin e pandemisë. Por kur testuan efektivitetin e tyre, studiuesit zbuluanse disa maska janë të kota.
Studiuesit testuan 14 maska të disponueshme duke përfshirë dhe maskën N95, zakonisht të rezervuar për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Maska më e efektshme dhe e përshtatshme ishte N95.Maska kirurgjikale me tre shtresa dhe maska pambuku, të cilat shumë njerëz ikanë bërë në shtëpi, gjithashtu performuan mirë.
Pëlhurat e qafës, të quajtura gjithashtu maskagajtan dhe shpesh të përdorura nga vrapuesit, ishin më pak efektivët. Vendosjae një maske të tillë lejontë transportimin e pikave të frymëmarrjes sepse materialii kthen pikat e mëdha në grimca më të vogla që transportohen më lehtë me ajër.
Shamitë e palosura dhe maska e bëra vetë me materiale të ndryshme gjithashtu nuk ofronin shumë mbrojtje.
"Ne duam të theksojmë se i inkurajojmë njerëzit të veshin maska, gjithashtu duam që ata të mbajnë maska që të jenë funksionale", është shprehur Neck fleeces, një nga studiusit.
