E infektuar me koronavirus, gruaja gënjen estetisten dhe shkon të bëjë thonjë! Historia bëhet virale
Një grua nga SHBA ka rezultuarpozitive me koronavirus, por kjo gjë nuk e ndaloi të shkonte në një sallonbukurie për të bërë thonjtë.
Ajo ka rezervuar dhe ka lënëorarin me një estetiste. Kur është pyetur nëse është infektuar apo ka kaluarkoronavirusin, gruaja e ka gënjyer duke i thënë se ka qenë dikur e infektuardhe tani është shëruar.
Estetistja e revoltuar pasi eka kuptuar se ishte e infektuar, është revoltuar dhe ka postuar bisedën nërrjetet sociale.
Edhe pse e fshiu pak më vonë,kjo bisedë u bë virale. Në mesazhin që gruaja i kishte dërguar estetistesshkruhej: Ndihem shumë keq që nuktregova, por më duhej dëshpërimisht të bëja thonjtë. Kam dalë pozitive me virusdy ditë më parë kështu që ju lutem karantinohuni.
Estetistja Taylor i shkruan: Unë ju pyeta para se të vinit nëse ishitekspozuar ndaj virusit dhe nëse e kishit kaluar.
Ndërsa klientja u justifikuame dëshpërimin që ndjente: Thjesht isha edëshpëruar, doja të dilja nga shtëpia, qëndrova në karantinë për dy ditë. Dojatë bëja thonjtë nga dëshpërimi.
Të shumtë kanë qenë komentetkritikuese, ku e quajnë gruan të papërgjegjshme. Madje disa prej tyre janëshprehur se ajo ka dashur qëllimisht të përhapë koronavirusin në mënyrëdashakeqe.
Ky rast është raportuar edhe tek autoritetet shëndetësore amerikane.
