Lamtumirë qerpikët falco, trendet e make up këtë verë
Vera vjen gjithmonë me risi dhe tendencatë reja. Përveç garderobës ndryshojmë edhemënyrën e të bërit make-upin, modelin e flokëve.
E ftuar në emisionin “Ditë e Re” ishtemake-up artisja e njohur, Besa Muçaj. Ajo foli për tendecat e reja dhe na qartësoimendimet dhe idetë për make-upin e kësaj vere.
Ishim mësuar të shihnim një make-up të rënduar,me ngjyra të forta dhe qerpikë të gjatë mirëpo këtij trendi sipas saj i kaardhur fundi, pasi këtë vit natyralja do të mbizotërojë në portretin e tëgjitha vajzave.
“ Këtë vit duam të dukemi më të thjeshtë,nuk është nevoja të ngarkohemi. Më përpara e kemi tepruar, këtë verë kemi grimemë të pastra dhe më natyrale”-shprehet ajo.
Vetëm me pese produkte në mund të bëjnënjë make-up të thjeshtë dhe sytë do imbeten të gjithëve tek ne.
Me konture sa më natyrale, ngjyrat nudetek sytë dhe buzët ngjyrë pjeshkë do të jemi gati për të dalë nga shtëpia.
Edhe highlighter këtë verë do jetë i vendosur sa më i lehtë në disa pika të nevojshme dhe sipas Besës këshillohet të aplikohet me dorë.
E pyetur nga moderatorja, Arjola Shehuse a është e këshillueshme përdorimi imake-upit gjatë ditës, Besa thotë se vendosja e make-upit gjatë ditës është e dëmshmepër fytyrën tonë dhe vajzat që kane probleme me lëkurën nuk duhet ta mbulojnë dukevendosur krem por të shkojnë te dermatologu.
Pra me pak fjalë kjo verë pritet të jetë vera e flokëvë të gjatë ekstejshën dhe gërshet, e ngjyrave nude dhe sa më shumë shkelqim. Ky sezon na detyron t’i themi lamtumirë qerpikëve të gjatë dhe make-upit të ngarkuar.