BE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit, çdo ndryshim ligjor rrezikon reformën zgjedhore

Edhe Komisioni Europian iubashkua zërave ndërkombëtarë që kërkojnë ruajtjen e marrëveshjes politike të 5qershorit për reformën zgjedhore. Zëdhënësja Ana Pisonero, kujtoi se çdondryshim ligjor nuk duhet të rrezikojë kushtin e Këshillit për realizimin e reformëszgjedhore dhe mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat.

KomisioniEuropian kërkoi miratimin e pandryshuar të marrëveshjes politike të 5 qershoritpër reformën zgjedhore dhe iu kujtoi palëve politike të mos rrezikojë qëlliminfillestar.

SipasKomisionit, reforma zgjedhore është një prej kushteve të vendosura nga Këshillii BE-së në mars kur pranoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe gjithashtukusht për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Pasdeklaratës së ambasadorit të delegacionit europian në Shqipëri, Luigi Soreca,reagimi i Komisionit erdhi përmes zëdhënëses Ana Pisonero.

Ajoi kërkoi Parlamentit të mos rrezikojë marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshimetë tjera ligjore.

 “Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, një kusht i vendosur nga Këshilli në mars dhe për mbledhjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për negociata. Çdo ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim fillestar,” tha Pisonero në një reagim në Twitter.

Edheqeveria gjermane që mban kryesimin e radhës së Bashkimit Europian, kujtoikushtet për Shqipërinë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave.

Ministripër Europën, Michael Roth, shprehu vendosmërinë e Gjermanisë për t’i bindurvendet e tjera anëtare të miratojnë hapjen brenda këtij viti të kapitujve tëparë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë.

Dhenëse për Shkupin nuk ka parakushte për t’u përmbushur, për Tiranën ekzistojnëdisa deri në mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare të anëtarësimit.

 “Në Këshill ne do të diskutojmë gjithashtu për zgjerimin. Konkretisht do të punojmë drejt hapjes së negociatave të pranime me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë,” tha Roth.

Mëherët, nëpërmjet nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU/CSU-së, JohanWadephul, politika gjermane i kujtoi Shqipërisë se negociatat mund tëbllokohen, nëse shkelet marrëveshja politike e 5 qershorit. Por kreu i qeverisëEdi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë iu përgjigj këtyre shqetësimeve, dukedeklaruar se Shqipëria është një vend sovran.

Reagimete ndërkombëtarëve vijnë pasi Partia Socialiste dhe partitë e tjera opozitare votuanpro ndryshimeve në kushtetutë që lidhen me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneveparazgjedhore.