Gjobiten me 100 mijë lekë dy lokale të muzikës live në Krujë

Dy lokale me muzikë live në Krujë u gjobitën me nga 100.000lekë për shkelje të Aktit Normativ.

Subjektet ushtronin aktivitetin në aksin rrugor FushëKrujë-Laç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe dyadministratorët e lokaleve, P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujëdhe Milot, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë,për mbylljen e aktivitetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit tëpunonjësit të Policisë".

Strukturat vendore të Policisë Krujë apelojnë për të gjithëadministratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të zbatojnë aktet ligjoredhe nënligjore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.