Aleanca për Mbrojten e Teatrit proteston para SPAK: Çfarë po bëhet me kallëzimet?

Aleanca për mbrojten e Teatrit ditën e sotme ka protestuar për mosveprimim e SPAK në lidhje me 6 kallëzimet që janë bërë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Robert Budina në një  deklaratë për mediat thotë se SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret dhe asnjë vendim për vendosjen  sekuestros preventive mbi truallin dhe projektin e Bajker Ingels me qellim parandalimin e dëmit financiar.

"Aleanca për Mbrojten e Teatrit  kërkon informacion  nga SPAK për kallëzimet e bëra", deklaroi Budina.

Më tej Budina  thotë se nëpërmjet këtyre kallëzimeve kemi marrë vendimim  të bëhemi përçues të  zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se zbatimi i ligjit besojnë do të na çojë drejt përsosjes së shoqërisë sonë.

Kerkesa e aleancës për teatrin drejtuar SPAK by RTV ORA News on Scribd