Punonjësja me Covid, zyrat e gjendjes civile Vlorë shërbim online deri në fund të korrikut

Koronavirusi vijon të zgjerojë vatrat në institucione nëtë gjithë vendin. Materiali sjell të përmbjedhur historinë e rasteve tëkonfirmuara këtë të enjte përtej Tiranës.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashkinëVlorë kanë pezulluar shërbimin deri më 29 korrik pasi një punonjese rezultoipozitiv me koronavirus.

Punojësit janë karantinuar ndërsa dotë bëhët gjurmimi epidemiologjik i rastit sipas protokollit.

Në sportele janë vendosur njoftime seqytetarët duhet ti kërkojnë shërbimet online ose në Zyrat e Gjendjes Civile nëNovoselë e Qendër Vlorë.

Por jo të gjithë ishininformuar.  Të shumtë ishin qytetarët qëu paraqitën aty gjatë të enjtes

Në Fier, vatrat e reja tëkoronavirusit janë Kadastra dhe Kompania naftënxjerresë Bankers Petrolium.

Dy të infektuarit mësohet se kanëlidhje gjaku dhe mësohet se kanë marrë pjesë në një festë familjare.

Të dy institucionet vijojnënormalisht punën, ndërsa vec dy të prekurve me covid 19 janë karantinuar r edheata që kanë punuar me ta.

Në 24 orët e fundit në fier u shënuanedhe 4 rasste të tjera.

Në pogradec, kovid zgjeron vatrën nëBashki, duke e cuar në dy numrin e punonjësve të infektuar të administratës.

Koronavirusi vijon të përhapet edhemes bluzave të bardha.

Të enjten u konfirmua një mjeke nëDevoll, familja e të cilës rezultoi e prekur me kovid.

Dy rastet e reja në Durrës janë tëdyja vatra të reja.

Tre rastet e reja janë një turist iardhur nga kryeqyteti i cili ka qenë për pushime në Himarë. 2 rastet e tjerajanë kontakte të personit të konfirmuar me herët.

Tre rastet e reja në Sarandë janëpjesëtarë të një familje me origjinë nga Laçi që banojnë në qytetin bregdetar