OFL u kërkon justifikimin e pasurisë tre të dënuarve vlonjatë, dy për drogë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2020, 12:48
Operacioni Forca e Ligjit uka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë tre vlonjatëve të dënuar përvrasje të mbetur në tentativë dhe trafik droge.
OFL u kërkon të bëjnë deklarimin shtetasve:
Real Osmani banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;
Elidon Bojko banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";
Aleksandër Bojko banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.