Qeni shpëton vajzën nga gjarpri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2016, 08:46
Pronarët e tij e quajnë atë qeni perfekt. Quhet Haus dhe është qeni hero i familjes pasi arriti të shpëtonte vajzën 7 vjecare nga gjarpri i rrezikshëm.7-vjeçarja Molly DeLuca ishte në oborrin mbrapa shtëpisë së familjes Tampa me gjyshen e saj dhe qenin Haus, kur u vizituan nga një gjarpër i rrezikshëm.“Ai e mbrojti vajzën time”, tha nëna e Molli-t, Donya. “Ai po qëndronte në mes të saj dhe gjarprit, duke mos e lënë që ta kafshonte”, shtoi ajo.Haus u kafshua tri herë nga gjarpri duke e mbrojtur Molly-n, duke refuzuar të tërhiqej edhe pasi u kafshua. Gjarpri e helmoi aq shumë qenin sa që ai tani është në gjendje të rëndë.
