Studenti gjerman "shfrytëzon" ligjin për të parë pyetjet para testimit

Një student gjerman e ka çuar tentativën për të shmangur rishikimin e provimit në një nivel tjetër gjenialiteti, teksa ka ka kërkuar të shohë pyetjet përpara testimit, në bazë të ligjit të lirisë së informacionit.Simon Schrader, 17 vjeç i bëri kerkesë Ministrisë së Astrimit të North Rhine-Westphalia të zbulonte “përgjigjet e provimeve Abitur të vitit shkollor në shkollën e mesme”.Ai e pyeti ministrinë përmes platformës online fragdenstaat.de, e cila përkthehet “pyet shtetin”.Adoleshenti i la ministrisë afatin ligjor 1 muaj, deri në 21 prill,  që ata  t’i përgjigjen kërkesës  së tij.Megjithatë, provimi i tij i parë ishte në 16 prill.“Nëse ata përgjigjen në kohë mund të më hyjë në punë për një provim”, - shprehet Schrader për Guardian, me shpresë se do të marrë një përgjigje.Ai pranoi se nuk ishte shumë optimist për marrjen e përgjigjeve të testeve./Oranews.tv/