Këshilla të thjeshta por shumë të dobishme për femrat
1.Përdor gjithmonë locion në fytyrëAplikoje para se të shkosh të flesh dhe në mëngjes para se të ikësh në punë.2.Eksperimento me ngjyratZakonisht ngjyra bezhë dhe kafja janë ngjyra të zakonshme dhe shumë të mërzitshme kur vjen puna për të lyer sytë. Nëse merrni rrezikun dhe i lyeni me jeshile ? Është ide e mirë të bashkoni ngjyrat, të lyeni buzet me të kuqe veçanërisht nëse shkoni në një festë.3.Zgjidh të brendshmet e duhuraÇdo grua duhet të dijë masën e saj dhe të mësojë se si ti zgjedhë të brendshmet e duhura.4.Kujdesu për thonjtëEdhe në kushtet e shtëpisë mund të kujdeshesh për thonjtë. Mëso se si të aplikosh mirë manikyrin dhe pedikyrin dhe në këtë mënyrë kursen dhe para. Thonjtë janë shumë të rëndësishëm për pamjen, që kështu mbajini ato të pastra.5.Gjithmonë hiq tualetin para se të shkosh në shtratDo t’ju ndihmojë të keni një fytyrë të re dhe të shëndetshme. Përdorni produkte që përmbajnë qumështin dhe vajin e ullirit. Mund ti mbani disa minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë.6.Vendos krem mbrojtësNë përshtatje me fytyrën vendosni krem mbrojtës dy herë në ditë: para se të vendosni tualetin në mëngjes dhe pasi ta hiqni në darkë.