Si të lyeni thonjtë në formë perfekte
Të vendosësh manikyr për disa femra mund të jetë e vështirë dhe jo praktike. Megjithatë për një lyerje sa më perfekte të thonjve, estetistët japin disa këshilla mjaft efektive. Thonjtë e bukur janë mbi të gjitha thonj të pastër!1-Para se të vendosni manikyrin pastrojini mirë thonjtë – hiqni shtresën e manikyrit të vjetër me një tretës pa alkol në mënyrë që të shmangni tharjen e sipërfaqes së thoit.Për të shmangur një gjë të tillë mund të përdorni gjithashtu një krem hidratues.2-Hiqni kutikulat para se t’i lyeni thonjtë- janë pikërisht këto zgjatime të lëkurës që dalin anash thoit të cilat duhen hequr para se të vendosni manikyrin. Nëse i masazhoni ato me mirë me një krem do i zbusni derisa të bien, ose t’i lini në ujë të nxehtë me vaj ulliri apo limon për tre minuta.3-Venodsni bazën e duhur – para manikyrit zgjihni një shtresë mbrojtëse transparente llaku për thonjtë.4-Aplikoni llakun dhe manikyrin nga rrënja deri në majë të thoit5-Zgjidhni një ngjyrë të hapur të manikyrit-mbulon më shumë defektet6-Përdorni një korrektor për të hequr papastërtitë dhe çrregullsitë pasi keni lyer thonjtë me manikyr
/Oranews.tv/