Familja e famshme, në krizë financiare

Familja e pasur e reality show “Keeping Up With Kardashians” duket se tanimë ka nevojë për “një mrekulli” që t’i shpëtojë.RadarOnline ka zbuluar se familja e famshme është në një krizë të thellë financiare- dhe shpenzimet ekstravagante mund t’i lënë Kardashianët në një shtëpi të varfër.Sipas revistës, shkak janë një seri gabimesh përfshirë borxhet e të dashurve dhe bashkëshorteve si dhe një padi 180 milionë dollarëshe për linjën e produkteve të bukurisë “Kardashian Beauty”, e cila falimentoi.“Familja ka nevojë për një mrekulli që t'i shpëtojë nga kjo hemorragji parash,”- paralajmëron burimi.Raportimet e Radar tregojnë se Kim Kardashian ka fajësuar mamanë e saj Kriss Jenner për menaxhim të keq të parave, megjithëse është vet 35 vjeçarja ajo që shpenzon 300 mijë dollarë në muaj vetëm duke bërë shopping.Bashkëshorti i Kim, Kanye West, ka raportuar së fundmi se ndodhet në një borxh të madh pasi profesioni i tij si stilist rezultoi një dështim.“Ata ishin shumë të kënaqur kur Kanye doli në skenë, por mesa duket ai është akoma më keq me paratë se sa ata janë,”- vazhdon burimi./Oranews.tv/