Pas dasmës së tyre, çifti bën atë që të gjithë kemi ëndërruar
Kur Matt dhe Jessica Johnson u martuan, ata bënë diçka që asnjëri prej miqve apo pjestarëve të familjes nuk e prisnin: shitën shtëpinë e tyre, lanë karrierat e suksseshme si menaxher e specialiste financash, dhe blenë një jaht të vogël.Për rreth 1 vit, ata kanë lundruar rreth botës nën shoqërinë e maces së tyre, George.Duke jetuar me 1 mijë dollarë në muaj, ata kanë vizituar 16 vende, përfshirë Baham, Jamaica, Kuba e Peru- dhe nuk kanë ndërmend të ndalojnë.“Nisi e gjitha në 2007. Po pushonim në Liqenin e Miçiganit kur vura re se Matt po shihte drejt varkave sikur kishte një qëllim të caktuar. Ai më pa në sy dhe më tha: Ne mund të blejmë një shtëpi ose ta kalojmë jetën në një varkë. Cila mendon se është ide më e mirë? Kështu vendosëm të nismin këtë udhëtim që ndryshoi jetët tona,” – shprehet Jessica.“Kuptuam se po humbisnim shumë kohë vetëm duke parë TV dhe duke bërë asgjë. Nëse vazhdonim kështu nuk do të kishim kurrë një eksperiencë të paharrueshme e të veçantë që ta kujtonim kur të plakeshim. Donim ta ndryshonim këtë gjë, dhe ja dolëm,”- shton ajo.
/Oranews.tv/