Hapet në Gjenevë muzeu për Charlie Chaplin
Është inauguruar këtë të dielë muzeu "Charlie Chaplin" në Zvicër, në shenjë homazhi dhe respekti për artistin, komedianin që lindi në Londër për tu shndërruar në një nga yjet më të rëndësishëm të botës së Hollivudit për dekada me rradhë."Bota e Chaplin" mban emrin ky muzeum, që u hartua dhe projektua për 15 vite me rradhë për tu hapur këtë të diel në liqenin e Gjenevës, në fshatin piktoresk Corsier-sur-Vevey.Chaplin ka lindur në Ëalëorth, në Jug të Londrës më 16 prill të vitit 1889 ndërsa ndërroi jetë në ditën e krishtlindjeve në moshën 88 vjecare në vitin 1977.Në këtë shtëpi, vilë gjigande që sot shërben si një muze, Chaplin kaloi 25 vitet e fundit të jetës së tij, bashkë me bashkëshorten Oona dhe 8 fëmijët e tyre.Në këtë muzeum gjenden sende relike, të jetës personale por edhe karrierës së Charlie Chaplin, duke nisur nga filmi "Modern Times" i vitit 1936. Woody Allen thotë se ky muzeum është një tribut i jashtëzakonshëm për filmat e Chaplin dhe prodhimin e vitit 1928 "Cirku". Për të, batutat dhe humori i Chaplin dhe aftësitë e tij për të qënë një komedian i lindur, ishin dicka e rrallë. Idetë e tij sociale dhe satira ishin pjesë e karakterit të tij. Puna e tij ishte e bukur dhe ajo nuk mund të ribëhet më.Në këtë muzeum të jashtëzakonshëm, edhe me projeksione në 3D, vizitorëve iu lejohet të provojnë emocionet e atyre viteve, madje edhe duke hyrë në një kabinë të posacme, sic bëri Chaplin në filmin "Gold Rush"."AI donte që njerëzit ta kujtonin. Ndaj ai i bëri filmat dhe donte të ishte perfeksionist në gjithcka" tha djali 62 vjecar i Chaplin, Eugene."Mendoj se sot ai do të ndihej i kënaqur dhe krenar" shton ai.Chaplin u zhvendos në Zvicër pas akuzave që rënduan ndaj tij në vitet 50, kur u largua nga shtetet e bashkuara sepse dyshohej se ai kishte simpati për komunizmin, pasi senatori McCarthy ishte bërë paranojak rreth inflitrimit edhe në rradhët e artistëve nga Bashkimi Sovjetik.Fëmijët e Chaplin, ndonëse sot të thinjur, kujtojnë me nostalgji ënyrën sesi u rritën në këtë vilë të mrekullueshme, duke kaluar një fëmijëri mbresëlënëse me një baba si Chaplin.Shumë pranë vilës së rikonstruktuar, është ndërtuar edhe një tjetër ndërtesë nga një studio e Hollivudit, dedikuar jetës dhe karrierës së Charlie Chaplin në ekran, që nisi që në vitin 1914. Në këtë muze ka një seksion dedikuar posacërisht viteve të tij të punës, të mëvonshme në Londër, ku ai bashkëpunoi me një trup komedianësh britanikë dhe me cirkun "Casey's Court".Në të janë rikrijuar skenat e një dyqani berberësh nga "Diktatori i Madh" dhe restoranti në këtë cilin ai luant rolin kryesor në filmin "Emigranti".Në muzeun "Bota e Chaplinit" shfaqen gjithashtu edhe 30 figura të krijuara me dyll të krijuara nga muzeu Grevin në Paris, përfshirë edhe atë të mikut të tij Albert Einstein. Objektet ikonike përfshijnë kapelen e tij të famshme të republikës dhe disa nga kostumet që ai ka veshur në filma të ndryshëm.Në njërën prej vlerësimeve që Chaplin ka marrë në jetë është edhe vlerësimi nga mbretëresha Elizabeta II me firmën e saj kur Chaplin u nderua me titull në vitin 1975 për shërbimin ndaj Britanisë.Një tjetër send me vlerë në këtë muze është edhe cmimi Oskar i fituar prej tij për rolin në filmin "Timelight". Gjithsesi ai nuk kishte fituar një cmim oskar deri në vitin 1973.Projekti i Muzeumit kushtoi plot 62 milionë dollarë dhe për të u deshën 15 vite punë, që nga ideja fillestare.Vetëm për të marrë lejen e ndërtimit fëmijëve të tij iu deshën 7 vite pune, për shkak të skepticizmit të banorëve dhe autoriteteve vendase.Organizatorët dhe fëmijët thonë se një padi ligjore e një prej fqinjëve të Chaplin, e shtyu projektin në kohë me 5 vjet. E boshatisur totalisht në vitin 2008, kryebashkiaku i Gjenevës dha leje që nga ai moment të nisnin punimet për muzeumin."Ka qënë një projekt i gjatë por që më pas eci në rregull" tha Yves Durand, sipërmarrësi kanadez që investoi në projekt që prej vitit 2000, bashkë me partnerin e tij arkitekt Philippe Meylan.Inaugurimi i "Botës së Chaplinit" përkon edhe me datëlindjen e tij të 127-të, të kësaj legjende komike.Organizatorët thoën se presin që më shumë se 300 mijë vizitorë në vit do të bëhen pjesë e këtij turi në botën e Charlie Chaplin.Charles Spencer Chaplin ka lindur më 16 prill të vitit 1889 në Ëalëorth, në jug të Londrës. Daljen e tij të parë në skenë ai e realizoi në 1894 në një sallë muzikore në kryeqytetin anglez, për të zëvëndësuar nënën e tij që ishte sëmurë në skenë gjatë performancës.Një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë, Chaplin e kaloi në Sydney bashkë me vëllain e tij. Ai e nisi karrierën si aktor në një skenë angleze në vitin 1903. Chaplin shkoi në shtetet e bashkuara të amerikës si pjestar i trupës Karno në vitin 1910. 4 vjet më vonë, ai u shfaq në rolin e tij të parë në një film të "Keystone studios".Roli "Trump" ishte i pari për Charlie Chaplin që u shfaq në kinema në 1914 në filmin "Kid Auto Races". Ky karakter e ndihmoi atë të fitonte edhe emrin e një ylli të madh të Hollyëoodit. Më pas ai themeloi shoqatën "Artistët e bashkuar" bashkë me Douglas Fairbanks, DË Griffith dhe Mary Pickford në vitin 1919.Sukseset e tij ishin të njëpasnjëshme me filmat "City Lights" (1931) dhe "Modern times" 1936. Në vitin 1947, ai u akuzua se ishte një simpatizant i komunizmit dhe në vitin 1952 u largua me dëshiron e tij nga Shtetet e Bashkuara, për tu zhvendosur përfundimisht në Zvicër.Rolin e tij të fundit e pati në filmin "Një konteshë nga Hong Kong" në vitin 1966. Charlie Chaplin u rikthye në Hollivud për të rrëmbyer cmimin oskar në vitin 1973. U vlerësua me titull nderi nga mbretëresha Elizabetha II 2 vjet më vonë. Ai ndërroi jetë në moshën 88 vjecare në shtëpinë e tij në Zvicër, më 25 dhjetor 1977 dhe u varros në fshatin Corsier-sur-Vevey, pranë bashkëshortes së tij.