Transfertat nga Kosova drejt Panamasë

Kosova duket se nuk është prekur nga skandali i “Panama Paper’s”, por megjithatë transferuat bankare nuk kanë munguar drejt Panamasë dhe anasjelltas.Këto transaksione bankare nga Kosova për në Panama dhe anasjelltas nuk kapin shifra shuma të mëdha.Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës kanë treguar për Telegrafin se transaksionet janë kryesisht transferta për pagesa të shkëmbimeve tregtare dhe shpenzimeve qeveritare.“Sa i përket vlerës së transaksioneve bankare me shtetin e Panamas, kemi të bëjmë me vlera të vogla. Konkretisht në vitin 2014 vlera e të gjitha transaksioneve hyrëse dhe dalëse është 254,325 euro, ndërsa në vitin 2015 është 240,623 euro. Prej tyre pjesa më e madhe janë pagesa për import të mallit, për pagat e shërbyesve civil dhe shërbime tjera qeveritare”, ka thënë Besnik Kada për Telegrafin, zëdhënës në Bankën Qendrore të Kosovës.