Prifti maqedonas kundër bashkëkombësve të tij: Gjuha shqipe nuk është mëkat
Një prift maqedonas del kundër bashkëkombësve për sa i përket çështjes së gjuhës shqipe. Prifti Pimen drejton dioqezën evropiane prej 8 vitesh, ndërsa është i njohur për deklaratat e tij kundër racizmit dhe kritik i probleme në vend. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, për rastin në fjalë ai ka shkruar në gjuhën shqipe, se shkrim-leximin dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk e sheh si mëkat. Ai është përpjekur ta transmetojë edhe në Gjuhën Shqipe mesazhin e tij, megjithëse me pak gabime.
Më herët, ai ka deklaruar se “në Maqedoni shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”.Ja çfarë shkruante në Facebook:“Derisa në botë, monumentet përkujtimore vendosen si simbole për t’i dhënë fund gjakderdhjeve, tek ne shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”, ka shkruar peshkopi Pimen, duke dënuar tentimet për të acaruar ndjenjat fetare dhe për të nxitur urrejtje midis qytetarëve.Por menjëherë ai është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra në rrjetet sociale, duke e konsideruar si tradhtar, se nuk respekton kryqin dhe akuza të tjera.Peshkopi Pimen përmes një porosie ka pyetur se: Kush më shumë e do kryqin? Ata që pështyjnë, apo ai që pranon fyerje?/Ora News/