Vetëvendosje hedh pleh në ndërtesën e kompanisë së energjisë
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë zhvilloi protestën e radhës në mënyrën e vet.Kësaj here, në shënjestër nuk ishte Parlamenti, por kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, e quajtur KEDS, e cila është nën kontrollin e privatëve.Aktivistë të Lëvizjes depozituan pleh bagëtish në portën hyrës të ndërtesës së kompanisë, duke bërë pis edhe murin. Kjo nuk është protesta e parë e këtij lloji e kësaj partie, e cila zhvillon aksionet e saj politike me metoda të ndryshme.“Kompaninë për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë që nga privatizimi i saj më 2012 e kemi dëgjuar veç për keq. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! realizuan një aksion simbolik duke hedhur pleh dhe baltë drejt zyrave të kësaj ndërmarrje, për ta shprehur kështu simbolikisht që kjo është çka kjo ndërmarrje meriton sepse po varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.
/Ora News/