Ndotja akustike në Fier, rriten rastet e problemit me dëgjimin
Jo vetëm Tirana por edhe qytete të tjera të Shqipërisë vuajnë pasojat e një ndotje të ambjentit mbi normat e lejuara. Dhe përvec mbetjeve urbane, ndotja akustike është shndërruar në një ankth të vertetë për banorët e Fierit.Sipas të dhënave të raportit për ndotjen akustike, niveli i zhuramve është disa herë më i lartë, duke arritur ne nivelin e 75 decibell nga 30 që është parametri normal. Mjeku në poliklinikën e Fierit, Kristaq Caci, thotë se kjo ndotje po ndikon gjithnjë e më shumë në shëndetin e qytetarëve.Probleme me dëgjimin janë evidencat e para të të prekurve nga zhurmat e larta, ndërsa pushteti lokal dhe ai qëndror pak po punojnë për reduktimin e këtij fenomeni. Përvec muzikës së lartë, zhurmat e paizoluara të makinerive si dhe trafiku po shtojnë ndotjen akustike, nga e cila preken të gjithë.