Çfarë po ndodh me çiftin Gisele Bundchen dhe Tom Brandy?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2015, 21:22
Pas raportimit të “Us Weekly” javën e kaluar se Gisele Bundchen kishte kërkuar divorcin me bashkëshortin Tom Brandy, çifti është fotografuar sëbashku mbrëmjen e së hënës.Por megjithatë supermodelja dhe 38 vjeçari dukeshin paksa të tensionuar teksa janë parë jashtë një kinemaje në Boston.Pasi fotot e takimit të tyre qarkulluan në internet Brady u shpreh ditën e martë në një intervistë për radion WEEI se ai është me fat dhe i bekuar që ka një grua që e mbështet për çdo gjë siç është Gisele dhe se gjërat mes tyre shkojnë shumë mirë.“Ndjehem me fat që kam një marrëdhënie të mrekullueshme me partneren time ,”- ka pohuar futbollisti i “New England Patriots”.
/Oranews.tv/