E provokoi me stile në futboll, ajo e godet me shkelm në fytyrë

Ky është momenti kur një lojtare femër mori një goditje të rëndë me shkelm në kokë nga një kundërshtare gjatë një loje futbolli në sallë në Brazil.Lojtarja e Malit të Zi, Monique po bënte një lojë të mirë në gjysmëfinalet e Kampionatit të Futbollit të Sallës mes femrave, dhe taktikat e saj të shkathëta provokuan zemërimin e Leandra-s, mbrojtëse të Venecias që e shtyu atë ta godiste me shkelm rivalen në fytyrë.Monique – me fanellën me nr. 10 ngjyrë portokalli – duket se po e dominonte lojën amatoreske. Ajo e kishte kaluar topin më parë me një stil sipër kokës së kundërshtares.Por kur  Leandra e hodhi në tokë, ajo e goditi fort me shkelm në fytyrë.Shoqet e skuadrës së Monique reaguan menjëherë për të mbrojtur lojtaren e tyre. Pavarësisht goditjes, Monique e mori veten shpejt dhe u largua pa lëndime serioze, e madje shkoi iu bashkua shoqeve në zënkën me kundërshtaret.2BC600B300000578-3215314-image-m-104_1440864407127 2BC600BA00000578-3215314-image-m-105_1440864414553 2BC600C300000578-3215314-image-m-106_1440864422420 2BC600D300000578-3215314-image-m-107_1440864432250 2BC600DC00000578-3215314-image-m-108_1440864443389