Rihana dhe Katy Perry fotografohen sëbashku në Nju Jork
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2015, 16:29
Ato janë dy ndër artistet më të njohura në botë por është e qartë që nuk ka armiqësi ndërmjet tyre.Rihana dhe Katy Perry janë parë mbrëmjen e së shtunës duke kaluar kohë sëbashku në klubin “OPUS” në Nju Jork.Të dy këngëtaret dukeshin mahnitëse teksa janë fotografuar në dalje të klubit .Rihana është drejtuar më pas për në makinën e saj ndërkohë që këngëtarja e hitit “Roar” është përpjekur të mos binte shumë në sy duke u larguar për në taksinë që e priste.
