Lady Gaga rrëzohet por fsheh turpërimin me një buzëqeshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2015, 13:05
Ajo është e njohur për pasionin ndaj këpucëve me takë të lartë dhe që tërheqin vëmendjen.Por këpucët e larta të Lady Gaga kësaj radhe e kanë rrëzuar këngëtaren në tokë teksa po drejtohej për në makinën klasike “Lincoln Continental” mbrëmjen e së mërkurës .29 vjeçarja kishte dalë për të kaluar kohë në lokalin “Pump Lounge” më aktoren e “Real Housewives of Beverly Hills” Lisa Vanderpump ndërkohë që shkëlqentë me veshjen e saj plot stil.Më pas Gaga ka humbur balancën duke u ngatërruar në hapat e saj por e fshehu turpërimin duke buzqëqeshur për fansat dhe paparacët të cilët e ndihmuan të ngrihej.
