23 vjeçarja gjen një vajzë identike me të në internet
Amanda Fisher,banuese në Frisko Teksas ka gjetur në internet një foto të një vajze identike me të pasi ja tregoi shoqja e saj në instagram.“Në fillim mendova se po ekzagjëronte. Më thonë shpesh që ngjaj me këngëtaren Katy Perry dhe aktoren Zooey Deschanel , kështu që mendova se do të ishte një vajzë që kishte po ashtu ngjashmëri me to”- u shpreh 23 vjeçarja për BuzzFeed.Por kur pa fotot u shokua se sa identike ishin me njëra tjetrën .“Do të ishte e mrekullueshme sikur të mund të flisja me të. Nuk ndodh shpesh herë të flasësh me dikë që zgjohet çdo mëngjes me një fytyrë njësoj si e jotja”-shtoi Amanda.Fisher u përpoq ta kontaktonte atë në instagram por nuk pati fat.Amanda shpërndau në internet foton e saj dhe të vajzës kur më në fund dikush komentoi se e njihte personin në fjalë sepse shkonin në të njëjtën parukeri“Binjakja” e Amandës quhej Meredith Pond dhe ishte 22 vjeç nga Indiana.Pasi arritën të komunikonin në facebook Amanda Fisher tha se Pond ishte gjithashtu konfuze por edhe e frikësuar nga ngjashmëria e tyre.Ajo që ishte më e çuditshme ishte fakti se Meredith ishte po ashtu identike me mamanë e Amandës kur ishte e re.Fisher shpreson që një ditë ta takojë “binjaken” e saj personalisht.


