Viktimat e përdhunimit të komedianit Billy Cosby të mbledhura në New York Magazine

New York Magazine ka mbledhur bashkë të gjitha viktimat e komedianit amerikan Bill Cosby. Në numrin e saj të fundit, 35 gratë që pretendojnë se janë përdhunuar nga Cosby kanë pozuar bardhë e zi teksa kanë rrëfyer edhe historitë e tyre të dhunimit. Edhe pse nuk janë ngritur padi penale, qytetarët amerikanë e gjykojnë fajtor yllin e "The Cosby Show".New York Magazine ka mbledhur 35 akuzueset e  komedianit Bill Cosby në numrin e saj të fundit, shoqëruar me artikullin me titull: "Cosby: Femrat i bashkon fatkeqësia”. Të gjitha fotot e viktimave të Cosby-t, bardh e zi,  janë radhitur në mënyrë kronologjike në bazë të kohës së sulmit.  Revista doli në treg të dielën dhe mënjëherë më pas website i saj u bllokua. Sipas disa raporteve, ka qenë pikërisht trafiku i lartë shkaktuar nga klikimet e shumta që ka çuar në këtë bllokim, por pati edhe hakera që morën përgjegjësinë e ngjarjes. Vetë revista lajmëroi në tëiter se faqja në internet ka disa probleme teknike dhe se po punohet për kthimin e saj në funksion të lexuesve.Cosby, i cili përballet me akuzën e dhunës seksuale, gjatë deponimeve të tij përballë autoriteve ka pranuar se fillimisht i drogonte viktimat e tij, pa dijeninë e tyre,  me një qetësues shumë të fortë muskujsh, i cili në vitet 70 përdorej gjerësisht si drogë,  dhe më pas i përdhunonte. Të gjitha këto rrëfime të Cosby-t përballë hetuesve, të dhëna përgjatë katër ditëve në vitet 2005-2006,  u publikuan nga revista disa kohë më parë. Ish-ylli televiziv i "The Cosby Show" ka dhënë me detaje të gjithë procesin e perdhunimit, duke nisur nga njohja, drogimi, e deri në aktin final. Pavarësiht se Cosby nuk është akuzuar penalisht,  opinioni publik e gjykon fajtor."Unë mendoj se ju mund ta shtoni në listen e personave të pasur dhe të fuqishëm të cilët  kanë arritur të fshehin bëmat e tyre në të shkuarën dhe që tani kanë dalë zbuluar. Tani duhet parë si do të veprojë drejtësia , dhe sa kohë unë jam I shqetësuar, po ,sigurisht që mendoj se ai I ka bërë atë për të cilën akuzohet, thotë Sandy Mayalal." E kam parë në televizor që kur kam qenë fëmijë, dhe vërtetë është e trishtueshme të dëgjosh lajme të tilla. Dhe sot e shoh në faqen e parë të revistës, si unë e shohim miliona të tjerë, është e tmerrshme, thotë Anju Gonzalez, banore e nju jorkut."Unë kam dëgjuar zëra të tillë prej një decade dhe e dija së do të vinte kjo ditë. Mendoj madje se të gjithë e dinin që cosbi bënte gjëra të tilla, por askush nuk I kushtonte vemëndje për shkak të famës dhe talentit të tij. Kështu që për mua nuk është ndonjë tronditje e madhe sa cështë për shumë njerëz, thotë Brian Morales."Kur isha i ri e pëlqeja shumë, tani shoh një gjë tjetër. Nuk arrij ta besoj, kam nevojë për shumë prova, dëshmi, fakte , thotë Mouctar Le Boncosby2 kosbi 24-cosby_group-4Avokatët e  Cosbit kanë mohuar vazhdimisht akuzat, të cilat kanë dëmtur shumë jo vetëm imazhin e komedianit, por edhe karrirën e tij, e cila kulmoi në vitet 80-90. Vetëm komedani ka evituar shumë publikun dhe në maj të këtij viti deklaroi për ABCse nuk do të flasë për këtë çështje.