"Fytyra e Luftës", ja portreti i Putin me gëzhoja plumbash
Artistja ukrainase Daria Marchenko po fiton famë për kthimin e mbetjeve të shëmtuara të luftës në vepra arti. Krijimi i fundit i ofruar për publikun është një portret i madh i presidentit rus Vladimir Putin, kompozuar me 5000 gëzhoja plumbash mbi një kanavacë më shumë se dy metra të lartë. Marchenko përdor një ndriçues dore për t’iu dhënë jetë pjesëve të portretit të kreut të Kremlinit, të cilat krijojnë hijet domethënëse në të gjithë fytyrën e tij. E ka titulluar "Fytyra e Luftës" dhe psenë e shpjegon ajo:"Për mua fytyra e luftës është Vladimir Vladimirovich Putin, për shkak se ai i jep këto urdhëra dhe këto gënjeshtra. Por me ndihmën e kësaj tabloje, unë doja të tregoja se në çdo rast të gjithë shohin gjithçka. Jo vetëm ai, por e gjithë shoqëria të kuptojë se luftë do të thotë jetë”.Artistja shpjegon se tabloja me portretin e presidentit rus, mbart dhe përcjell një sërë emocionesh, si e keqja, keqardhja dhe krenaria. Marchenko thotë se kjo vepër i ka marrë më shumë se një vit e gjysëm kohë, edhe pse paralelisht ka punuar edhe me portrete të tjerë. Gëzhojat për të krijuar "fytyrën e luftës" i ka mbledhur në qytetin Maryinka, në fshatin Pisky, në ambjentet e aeroportit të Donjeskut dhe në qytetin Ilovaisk, zona që kanë përjetuar betejat më të përgjakshme mes forcave të Kievit dhe separatistëve pro-rusë. Por të krijosh me pasojat e luftës nuk është e thjeshtë, kur di që cdo plumb mbase fsheh një histori."Që në fillim e kuptova se nuk duhej të përfshihesha shumë, përshembull të mendoja që plumbi I kësaj gëzhoje ka varë një njeri dhe ky tjetri mbase nuk ka vrarë. Nuk mund ti lejoja vetës një ngarkesë të tillë emocionale, pasi e dija që do më pengonte në procesin kreativ dhe artistic të punës time."Marchenko thotë se ajo ka hulumtuar subjektin e punës së saj thuajse tërësisht para se të përpiqet të hedhë atë në kanavacë. Ajo shpjegon se në këtë punë ka dashur të portretizojë një personalistet kompleks, një njeri dhe një tiran, një të plotfuqishëm, por njëkohësisht edhe të dobët. Fytyra e luftës përbehet nga të paktën tetë lloje të ndryshme gëzhojash, me larmi ngjyrash, të cilat artistja thotë se ka punuar shumë për t’i ruajtur.Kjo vepër është pjesë e një serie prej 5 veprash që do të paraqiten për publikun, mes të cilave truri i luftës, zemra e luftës , fryma e luftës dhe një tjetër që artisjta e ka lënë surprizë. Portreti i Presidentit rus Putin do të shfaqet i shoqëruar nga një roman që tregon histori personale të gjashtë personave që ndihmuan Marchenkon të mbledhin predha nga vija e frontit dhe se si ata kanë luftuar kundër separatistëve në lindje.
