Planifikohet një ligj për ata që xhindosin këmbësorët me supermakinat e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2015, 12:51
Këshilli Kensington dhe Chelsea ka njoftuar për një goditje ligjore për djemtë garues që duan të duken në rrugë duke bërë zhurmë me Lamborghinit, Rolls Royces dhe Ferrarit e tyre.Një ligj i ri do ta quajë një vepër penale përshpejtimin me shpejtësi, ti jepni superxhiro motorit ose ta përdorni me zhurmë të madhe, sepse kjo shfaq një lloj shqetësimi për këmbësorët.Edhe duke e lënë motorin e makinës duke punuar me fuqi të madhe që dëgjohet shumë, mund gjithashtu të futeni në telashe me ligjin, sipas The Daily Telegraph, e cila pa dokumentat e lëshuara ngë Këshilli.
/oranews.tv/