Katy Perry joshëse në "VOGUE"
Është shfaqur joshëse në fotot më të fundit, për kopertinën e "Vogue" edicioni në Japoni.Këngëtarja 30 vjecare Katy Perry është shfaqur super sexy në setin fotografik për numrin e shtatorit të "Vogue" veshur me të brendshme të zeza. Këngëtarja e hitit "The dark horse" ka shfaqur format e saj trupore ndonëse mbuluar pjesërisht me një pellush të zi.Në foton e kopertinës Katy është veshur me një fustan të zi "Prada". Më pas me një tjetër fustan Prada por ngjyrë rozë…por pavarësisht setit të ri, duket se Katy po kalon momente jo të mira për shkak se sapo është ndarë nga i dashuri i saj i fundit, John Mayer, një ndarje kjo që ndodh për herë të katërt.Sipas burimeve të E News, diva e muzikës pop dhe biznesmeni 37 vjecar, të cilët për herë të parë dolën hapur si cift në vitin 2009, në mënyrë ende misterioze thanë para 3 javësh se i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre, pasi festën e pavarësisë më 4 korrik, e kaluan bashkë në Cikago.Ndoshta shkak për ndarjen e rradhës është bërë komenti pozitiv që këngëtarja e nominuar për të fituar një nga 13 cmimet Grammr, ka bërë për dokumentarin e ri t ëish bashkëshortit të saj Russell Brand, i cili do të shfaqet në festivalin e filmit në Melburn më 6 gusht.
