Party për trinjaket e pandave në Kinë

Chimelong Safari Park në Provincën Guangdong në jug të Kinës ka organizuar të mërkurën një superparty për ditëlindjen e trinjakeve të vetme të mbetura në botë të pandave.Mijëra njerëz që pëlqejnë kafshët bardh e zi pritet të marrin pjesë në festën e madhe që do të mbahet në parkun "Chimelong".Organizatorët e festës do të shfaqin edhe një film dokumentar, i cili tregon përditshmërinë e pandave dhe sjelljet e tyre në kopështin zoologjik.Meng Meng, Shuai Shuai dhe Ku Ku, kanë lindur brenda 12 orëve, me katër orë diferencë nga njëra-tjetra më 29 korrik të vitit 2014 në qytetin Guangzhou.Ato janë trinjakët që kanë jetuar më gjatë në historinë e pandave dhe grupi i katërt i lindur në katër dekadat e fundit.Grupi i parë lindi në vitin 1967, por asnjëra prej tyre nuk mbijetoi, i dyti në 1999 dhe i treti në 2003. Nga dy grupet e fundit shpëtoi vetëm një pandë nga secili prej tyre./oranews.tv/