Njeriu i pastrehë merr një lum me oferta pune pasi CV e tij u shpërnda në Twitter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2015, 09:35
Njerëzit zemërmirë i kanë ardhur në ndihmë një burri të pastrehë të cilit lutja dëshpëruese për punë i është kthyer hit në mediat sociale.Herët këtë mëngjes, njeriu i cili shkruajti CV-në, i cili besohet të quhet Jordan Lockett, e shpërndau në Twitter CV-në të pastrehut 20 vjecar të cilin e takoi rreth zonës së Heathfield Street në qendërt të qytetit të Liverpulit.Ai tha se i kishte premtuar të riut se do ta ndihmonte që sa më shumë njerëz të ishte e mundur të lidheshin me të për ti gjetur punë.Pasi postimi në Twitter u bë hit, disa biznesmenë në Liverpul i ofruan mbështetjen e tyre për ti dhënë djaloshit mundësinë që ai kishte nevojë.
/oranews.tv/