Momenti emocionues kur gjykatësja i kujton të akuzuarit se kanë qenë shokë klase

Kamerat e sallës së gjyqit kapën një moment vërtet prekës në Gjykatën e Floridas, kur gjykatsja vuri re se i dyshuari për vjedhje që do merrte gjykimin nga ajo, ishte një ish-shok i shkollës së mesme.Arthur Booth, 49 vjeç, ndodhej në seancën gjyqësore kur u pyet nga gjykatësja Mindy Glazer nëse kishte qenë në shkollën e mesme që ndodhej afër gjykatës.“Oh Zot, oh Zot,” ishin fjalët që Booth përsëriste vazhdimisht nën lot kur edhe ai kujtoi se kishte qenë në të njëjtën klasë me gjykatësen.Booth shpërtheu në lot, kur Glazer i kujtoi fëmijërinë e tyre. “Ishte djali më i mirë në shkollën e mesme, ishte padyshim fëmija më i mirë. Kam luajtur futboll me të dhe shiko si erdhi puna,” tha gjykatsja.Booth vazhdimisht përsëriste “oh Zot, oh Zot” teksa qante. Mediat raportojnë se Booth u arrestua të mërkurën për një vjedhje që ndodhi më 29 qershor.Kushërira e Booth, Melissa Miller thotë se beson se Booth shpërtheu në lot sepse i vinte turp për atë që kishte bërë, dhe për arrestimin e tij.“Gjykatsja thjeshtë i solli ndërmend se sa djalë i zgjuar kishte qenë,” tha Miller. “Ai ishte një student që dinted y gjuhë dhe një atlet i mrekullueshëm”.Miller tha se e ardhmja e ndritur e Booth ishte shkatërruar nga droga. “Më thyu zemrën kur e mora vesh, ne do të përpiqemi ta ndihmojmë sepse vërtetë ka nevojë”.Në fund gjykastja Glazer i uroi fat Booth duke i thënë “Shpresoj që të dalësh sa më shpejt nga kjo situatë”.