Rita Ora e çmendur pas shpejtësisë
Ylli me origjinë nga Kosova, Rita Ora ka pranuar se roli i saj në filmin "Fast & Furious 6", ka ndikuar që ajo përsëri t`i pëlqej makinat.Këngëtarja në këtë film është ftuar në mungesë të Rihannas, e cila më parë ka qenë pjesë e tij. "Kurrë nuk i kam dashur makinat, unë e kam parë 'Fast and the Furious' por tani i dua ato", ka thënë Rita."Është mbresëlënëse pasi që kam pasur rastin të jem pjesë e këtij filmi dhe jam e lumtur që është mjaft i mirëpritur" ka shtuar më tej ajo.Filmi "Fast and Furious 6" do të shfaqet në muajin maj, në të luajnë edhe aktorët Vin Diesel dhe Dwayne Johnson, i njohur me nofkën "The Rock".Por ndryshe nga aktorët tjerë, Rita nuk ka drejtuar ndonjë makinë. Ajo e filloi një garë."Nuk kam drejtuar pasi që nuk kanë pasur kohë që edhe unë të bëjë diçka të tillë", ka thënë ylli i këngës "Shine Ya Light"."Ishte një rol i minutës së fundit dhe ne vendosëm ta xhirojmë këtu në Londër", ka thënë ajo.