Dietat drastike nuk janë të dëshme nëse merrni vlerat ushqyese
Për dekada me radhë, na është thënë se kur është fjala për humbjen e peshës, që të jetë e duhura dhe më e mira duhet që të ndodhë në mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshëm.'Humbja e peshësh në mënyrë të shpejtë nuk ka gjasa që t’ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme afat-gjatë, "thotë website NHS."Dhe kjo vjen me rreziqe për shëndetin."Humbja e peshës se shpejtë ka qenë e lidhur me probleme të tilla si gurët në tëmth (për shkak se ajo shqetëson ekuilibrin e kolesterolit në trup), kequshqyerja dhe lodhje për shkak të rënies së papritur të kalorive.Por hulumtimi është kthyer tashmë në një drejtim tjetër. Muajin e kaluar, një studim Australian në Lancet tregoi humbje e peshësh në mënyrë të shpejtë ishte më efektive në afat të shkurtër se një qasje graduale, e qëndrueshme.Ata që iu nënshtuan kësaj diete morën kaloritë e duhura në ushqime jo të “mbingarkuara” dhe ajo që vunë re ishte metabolizëm normal dhe i shëndetshëm, pavarësisht kësaj rënie.Kërkuesit thonë se nëse në ushqimet me kalori të dobët janë vlerat ushqyese, vitamina, protein etj, nuk do të ketë asnjë shqetësim në rënien në peshë kaq shpejt.