Nisin zyrtarisht festimet e Krishtlindjes në Nashville
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2014, 11:20
Kanë nisur mbrëmë zyrtarisht festimet e Krishtlindjeve në Nashville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku hoteli i njohur Gaylord Opryland ka ndezur dritat festive. Gati dy milionë drita janë përdorur për të transformuar hotelin në nje vend shumë atraktiv dimëror.Përgjegjesja Suzanne Alexander dhe grupi Restless Heart nisën numërimin mbrapsht në orën 17:45 minuta me orën lokale. Hoteli është i njohur për të ashtuquajturat Krishtlindje në fshat dhe gjithashtu për pistat e akullit.