Si ta përballojmë stinën e vjeshtës

Vjeshta është gjithmonë e vështirë për tu përballuar, së paku emocionalisht, pasi që gjithmonë na kujton dimrin e gjatë, të ftohtë.Por, kjo nuk vlen për të gjithë. E gjitha varet edhe nga mënyra në të cilën ne afrohemi me të.Andaj, që ta përballoni sa më lehtë këtë kalim, nga temperaturat e nxehta, në kohë me shi, e që medoemos na sjell edhe borën pas pak muajsh, ne ju sjellim disa rregulla që mund t’ju ndihmojnë për të jetuar më mirë gjatë këtij sezoni.Mos e mundoni veten nga moti i vranët dhe temperaturat e ulëta. Mendoni pozitivisht, pasi vjeshta sjell edhe shumë gjëra të mira: rrushin, gështenjat, shëtitjet e gjata, kërpudhat dhe mbrëmjet e ngrohta në gjirin familjar.Me ndryshimin e stinëve, trupi ka nevojë për përshtatje – si fizikisht, ashtu edhe psiqikisht. Sidomos, nisur nga fakti se tashmë ditët janë më të shkurtra, dhe jo të gjitha aktivitetet fizike që i kemi kryer gjatë verës, mund t’i kryejmë edhe tani në orar të njëjtë.Nuk duhen hequr nga opsioni edhe vitaminat, pasi është kohë që mund të vijnë edhe dhimbjet e fytit dhe skuqja e hundës.