Monitorimi i Qëndrave Shëndetësore, 39% të mbyllura përkohësisht, 95% pa laboratore
Tiranë- Nëse keni nevojë për një mjek në Qëndrat Shëndetësore, nuk është çudi që në orarin zyrtar të jenë të mbyllura, po ashtu të mungojnë dhe mjekët specialistë,apo telefonit të mos i përgjigjet dikush.Këto janë vetëm disa nga problematikat që rezultojnë në qëndrat shëndetësore sipas një monitorimi të bërë në 550 prej tyre nga Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme.Mbi 15% e këtyre qëndrave thuhet në këtë raport rezultojnë të mbyllura, ose nuk punojnë për arsye shëndetësore. Por edhe nësë dyert hapen në orën 8:00 të mëngjesit, në orët e para mungojnë mjEkët specialistë, prandaj pacientët presin gjatë ditës në rradhë.Shqetësimi është se shumë nga këto qëndra nuk kanë fare tabelë shënuese, po ashtu as recepsion dhe as shrëbim telefonik.Edhe pse çmimet e shërbimeve afishohen, në 39% të tyre nuk ndodh kjo , duke ia lënë në dorë mjekut të vendos për çmimin.Vetëm 5% e qëndrave shëndetësore kishin larboratore dhe 95% e tyre qofshin qëndra shëndetësore kyresore apo jo, nuk kanë fare laboratore. Për specialistet, 13% e tyre nuk kanë fare shërbim për gratë shtatzëna.