Si të parandalojmë kancerin e gjirit

Tiranë- Tetori është muaji i sensibilizimit të grave për kontrollet e gjirit, me qëllim parandalimin e kancerit.Shefi i kirurgjisë në repartin e Onkologjikut, Agim Karaj bën apel për kontrolle të shpeshta dhe rritjen e sensibilizimit tek vetë gratë, pasi nëse kanceri i gjirit kapet në fazën më të hershme atëherë mund të parandalohet.“Nëse e kapim shpejt atëherë parandalon cdo gjë” thotë Profesor Agim Karaj i ftuar në studion e “Ditë e re Ëeekend” me moderator Gert Çarçani dhe Etelina Nikolli. Nga një studim i bërë nga profesori numri më i madh i grave të prekura nga kanceri i gjirit që vijnë në Onkologjik janë nga Elbasani, Fieri dhe Tirana.Gjatë bashkëbisedimit ku e ftuar ishte dhe gazetarja Manjola Hasa, profesori bëri apel që vajzat të nisin kontrollet e gjirit që në moshën 20 vjeçare.