Djali ndërpret ndeshjen për t'i propozuar të dashurës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2014, 14:25
Një ndeshje e NFL Arizona Cardinals është ndërprerë nga kapiteni i forcave ajrore Erick Straub pasi sapo ishte rikthyer nga Lindja e Mesme, që në këtë mënyrë ai mund ti propozonte të dashurës së tij.Oficeri është afruar tek grupi i nxitësve të tifozëve për të bërë aktin e dashurisë ndaj Claire Thorton e cila është mrekulluar që ka parë të dashurin e saj, dhe për më tepër çfarë ai po bënte.I ulur në gjunjë dhe me një unazë në dorë, djali romantik ka emocionuar të gjithë dhe teksa e dashura i ka thënë “Po” propozimit të martesës, të gjithë tifozat kanë duartrokitur dhe përshendur çiftin.