Tifozët italianë "Duhet të marrim shembull nga patriotizmi i shqiptarëve"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2014, 11:23
Ndër faqet më të ndjekura sportive në Itali calciomercato.it ka pasqyruar atë që ka ndodhur natën e mbrëmshme në stadiumin e Beogradit ku është zhvilluar ndeshja Serbi-Shqipëri.Në një foto ku Cana godet tifozin agresiv serb të publikuar nga kjo faqe, komentet dhe pëlqimet dhe komentet kanë qënë të shumta si nga shqiptarët ashtu edhe nga italianët.Ajo që bie më shumë në sy është fakti se edhe vetë italianët përkrahin Shqipërinë dhe mbrojtjen e flamurit nga lojtarët e kombëtarës sonë.Në komentet e shumta ato që bien në sy janë disa të cilat qëndrojën në fillim të postimit me shumë pëlqime.Në një rresht një i ri italian shkuan se “italianët duhet të marrin shembull nga shqiptarët për patriotizmin e tyre”.