Shkon të vizitohet për dhembje barku, merr vesh se do lindë 2 vajza binjake

Shelby Magnani dhe i fejuari i saj James Croskey nga SHBA, kanë marrë një surprizë të madhe pasi janë bërë prindër të dy vajzave binjake pa e ditur se prisnin fëmijë.Vajza ka mbërritur në spital pasi ka pasur dhimbje barku dhe kur është paraqitur tek doktorët i kanë thënë se ishte shtatzënë 6 muajsh dhe me dy vajza binjake.Ky rast është shumë i rrallë pasi vajzat Ava dhe Anna kanë ndarë të njëjtën placentë dhe quhen monoamniotike.Vogëlushet kanë lindur nënpeshë por në shëndet të mirë ku pas disa javësh mund të kthehen në shtëpinë ë prindërve.