Taulant Xhaka këndon këngën e Noizyt "Ju se dini çfarë i bëtë vetes"

Tifozëria e vipave shqiptarë nuk ka mbarim për kombëtaren tonë. Noizy mund të quhet edhe një ndër përkrahësit më fanatikë të lojtarëve të kombëtares që natën e mbrëmshme nderuan Shqipërinë me patriotizmin e tyre ndaj serbëve dhe mbrojtjes së flamurit kuq e zi.Reperi i njohur ka postuar në Instagram një video të lojtarit Taulant Xhaka, i cili ishtë një ndër emrat më të përmendur, ku futbollisti i ri doli kundër lojtarëve serbë për të mbrojtur flamurin tonë e rënë në fushën e blertë.Në video shikohet futbollisti duke kënduar këngën e Noizyt me vargjet “Tu ju tregu derrave qe ju se dini ca i bonet vetes”.