Ministrja e Shëndetësisë kritikohet për postin, vetë ajo vuan nga mbipesha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2014, 12:42
Disa politikanë kritikohen dhe vihen përpara përgjegjësive kur janë të korruptuar ose jo kompetentë, por ministra e re e Shëndetit Publik në Belgjikë ëshë e para figurë politike që kritikohet për shkak të peshës së saj trupore.Maggie De Block, e cila është një figurë e njohur politike në Belgjikë, ka surprizuar të gjithë kur është zgjedhur si Ministre e Shëndetësisë duke rënë në kundërshtim me peshën e saj të madhe, e cilësuar si “obeze”.52 vjeçarja që peshon më shumë se 127 kilogram, është cilësuar si jo e duhura për atë post që mban ku obeziviteti është një problem i madh shëndetësor.
