Lidhje të dështuara, kur femrat në moshë të madhe rikthehen në shtëpinë e prindërve

Histori dashurie, martesa që nuk ecin, dhe kjo ndodh në në një moshë tashmë madhore. Kur flasim për femrat situata bëhet më e keqe pasi ato e kanë tashmë të vështirë të rinisin jetën edhe njëherë.Në Britaninë e Madhe, femrat që ndahen nga bashkëshorti ose i dashuri rikthehen përsëri në shtëpinë e prindërve pasi kanë nevojë për dikë të afërt ose jeta është e vështirë për ta përballuar vetëm.Clare Harrison 40 vjeçe tregon se ajo jeton me prindërit që në vitin 2007 pas ndarjes me partnerin e saj prej 1 viti e gjysëm.Ajo rrëfen se kjo ka ardhu pasi shtëpia e prindërve është shumë e madhe dhe mbështjetja e tyre është e pazëvendësueshme.“Nuk kam plane për të ardhmen. Më pëlqen fakti që jam rikthyer në gjirin familjar”-ka thënë Clare Harrison, administratore zyrash.Kerry Bell, 43 vjeçar është një femër tjetër e cila si ngushëllim pas divorcit ka gjetur një zgjidhje “rikthimin në shtëpinë e prindërve”.Ajo ka qënë e martuar për 10 vite por pas divorcit në vitin 2003 është shpërngulur tek prindërit, për të jetuar në dhomën e saj të vjetër të gjumit.Michelle Court 30 vjeçe tregon se vendimi për të jetuar përsëri me prindërit ka ardhur pasi i fejuari i saj ia ka marrë shtëpinë me gjyq duke e lënë jashtë.Por përveç kësaj ajo thotë se të rikthesh kujtimet dhe të jetosh në vendin që ke kaluar adoleshëncën i ka rritur asaj vetbesimin dhe të kalojë këtë situatë të keqe të jetës së saj.1413145350634_wps_1_L_R_Clare_Harrison_of_Har 1413145714071_wps_10_KERRY_BELL_43_from_Andove 1413147017311_wps_25_Femail_nCase_study_Michel