Noizy: "Unë dhe Enca më të paguarit në Shqipëri"
Ata tashmë janë bërë grup që po korr sukses jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.Para ditë më parë Noizy pagëzoi Encën si femrën e parë në OTR dhe kjo i ka bërë ata edhe më të pandashëm.Pas suksesit të këngës së tyre në bashkëpunim “Ata s’e dinë”, dy këngëtarët po bëjnë turin e tyre në disa vende të Europës si Zvicër, Itali, Gjermani etj.Të ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, Noizy ka treguar më shumë për suksesin e tyre duke thënë se ata të dy janë artistët më të paguar në Shqipëri.Edhe pse kjo deklaratë është pritur me polemika nga publiku, asgjë nuk është e çuditshme për shkak se Enca mund të quhet tashmë një fenomen në Shqipëri për shkak të popullaritetit i cili ka kaluar rekord në vendin tonë.Ajo numëron mijëra ndjekës në Instagram, si më e ndjekura, ku videoja e saj “A po t’pëlqen” është më e klikuara e kësaj vere.
